Ja sesi të fshihni numrin e pëlqimeve të postimeve në Instagram

Ja sesi të fshihni statusin online në Instagram

Nëse keni përdorur ndonjëherë Instagramin, me shumë gjasa keni vënë re edhe statusin online të përdoruesve të tjerë, atë pikën jeshile e cila tregon kur dikush është aktualisht online.

Me opsionin e aktivizuar të statusit online, të dy llogaritë, ato që ndiqni dhe ju ndjekin, mund të shohin se jeni online. Në fund do të linte një shije të keqe tek dikush që ju ka shkruar por si keni kthyer përgjigje dhe ai e sheh që ju jeni online.

Për të shmangur këtë irritim, ju mund të çaktivizoni statusin tuaj online. Megjithatë nga ky moment as ju nuk e shikoni dot nëse të tjerët janë online.

Ja sesi të fshihni statusin online në Instagram

Përveçse tregon nëse jeni online apo jo, Activity Status tregon edhe kur keni qenë online për herë të fundit. Kjo mund të shihet nga mesazhet që keni shkëmbyer.

Gjatë një bisede, ky funksionalitet shërben edhe si indikator për të parë nëse dikush tjetër është duke shkruar.

Për të fshehur statusin online ndiqni këto hapa:

  1. Hapni aplikacionin Instagram
  2. Klikoni mbi foton tuaj të profilin në cepin e djathtë poshtë
  3. Klikoni në menunë me tre vija në cepin e djathtë lart
  4. Klikoni Settings e më pas Privacy
  5. Gjeni opsionin Activity Status
  6. Çaktivizojeni

Sapo të keni fikur këtë opsion, llogaritë që ju ndjekin ose keni shkëmbyer mesazhe me ta nuk mund të shohin më statusin tuaj online. Por as ju nuk mund të shikoni statusin e tyre. /PCWorld Albanian