Jakup Krasniqi reagon pas thirrjeve të anëtarit të Nismës ndaj Albin Kurtit: Kuzhdon që e përmend dhunën nuk është NISMË

Jakup Krasniqi reagon pas thirrjeve të anëtarit të Nismës ndaj Albin Kurtit: Kuzhdon që e përmend dhunën nuk është NISMË – Lajmet e fundit



Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar pas kërcënimit më vrasje ndaj Albin Kurtit, nga anëtari i Nismes Haxhi Hoti.

Ai tha se Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kundër cdo dhune.

“Kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

NISMA QË NGA FILlIMI KA QENË DHE ËSHTË KUNDER ÇDO DHUNE

ISHIM DHE JEMI PËR DREJTËSI E SHTET LIGJOR – kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!

Bashkë për shtetin, armiqt I mbajmë jashtë kufirit!

Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit!

Jo bashkë në armiqësi!

Jo bashkë në sharje e kacafytje!

Jo bashkë për krim e korupsion!

Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij!

Jo bashkë në kusari, padije e hajni!

NISMA Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë!

Të gjitha të tjerave që demtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jonë e madhe!

P. S

Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm!