“Jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët”

“Jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët”

Nga Keanu Reeves

“Jam rritur dhe mësuar që të tregoj respekt.
Jam mësuar që të trokas përpara se të hap një derë.
Të them përshëndetje kur hyj në një dhomë. Të them ‘Të lutem’ dhe ‘Faleminderit’, dhe të kem respekt për më të moshuarit. Nëse u nevojitet, do i lija të tjerët ta merrnin vendin tim. Të them “Po zotëri” dhe “Jo zotëri”, dhe të ndihmoj të tjerët kur u duhem, jo të rri në skaje e të shoh. Të mbaj derën për personin që është prapa meje, të them “më falni” kur nevojitet dhe të dua njerëzit për ata që janë, dhe jo për atë që unë mund të marr prej tyre.
Më e rëndësishmja, jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët. Quhet respekt.” / KultPlus.com