James Maddison, Jack Grealish dhe Dele Alli, thyejnë rregullat e distancës sociale

James Maddison, Jack Grealish dhe Dele Alli, thyejnë rregullat e distancës sociale

Tre lojtarët e Premier Ligës, që luajnë për përfaqësuesen e Anglisë, janë fotografuar në Ibiza, në mes të një parti me shumë femra dhe me zero respektim të masave kundër përhapjes së Covid 19.

Të tre lojtarët, llogariten si nga më të mirët në ligë, në pozitat ku ata luajnë dhe duket se ata kanë një shoqëri të shëndoshë, të trashëguar nga ekipi kombëtar i Anglisë, raporton Insajderi.

Dele Alli dhe Jack Grealish, njihen si lojtarë që nuk qëndrojnë rehat jashtë fushave, por kështu nuk njihej edhe Maddison.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga klubet e tyre, në lidhje me këto foto të publikuara në të gjitha mediat anë e mbanë botës, por me shumë gjasë, ndaj tyre do të merren masa./Insajderi.com.