by lajme.org on February 15, 2019 Limaj: Platforma orienton dialogun dhe përcakton zërin unik të Kosovës
by lajme.org on February 15, 2019 Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë përmes librave sjellë rrugëtimin e Kosovës deri në Pavarësi
by lajme.org on February 15, 2019 Shpat Deda performoi hitet e tij në Kino “Armata” për festën e dashurisë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeMjekësi Jeta në qytet rrit rrezikun për sëmundje mendorein Mjekësion July 1, 2011 Shkencëtarët thonë se jeta në qytet shton rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve mendore, duke përfshirë depresionin dhe skizofreninë, në krahasim me njerëzit të cilët jetojnë në rajone rurale që janë më pak të rrezikuar nga këto sëmundje. Studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit të cilët jetojnë nëpër qytete janë për 21 për qind më të prirë që të zhvillojnë çrregullime anksioze në krahasim me njerëzit që jetojnë nëpër fshatra. Po ashtu, njerëzit që jetojnë në qytet janë për 39 për qind më të rrezikuar për çrregullimin e disponimit, si dhe kanë rrezik të rritur për të vuajtur nga skizofrenia. Ekspertët thonë se rastet me skizofreni janë dyfish më të shpeshta te personat që kanë lindur dhe janë rritur në qytet, në krahasim me njerëzit që jetojnë nëpër fshatra. Sipas tyre, ekspozimi ndaj stresit ditor, siç është komunikacioni ngarkuar dhe ndotjes së ajrit, janë përgjegjës për prirjen më të madhe të njerëzve që jetojnë në qytet që të kenë probleme mendore. Duke analizuar fotografitë e trurit të 100.000 vullnetarëve që kanë jetuar në qytete dhe fshatra, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ambientet urbane janë të lidhura me rritje të stresit në regjionin e trurit të quajtur ‘amygdala’, i cili rregullon emocionet dhe disponimin. Ndërsa te këta njerëz është më aktiv regjioni i kores së trurit, pjesa e gyrusit të Brocas, që lidhet me emocionet negative dhe stresin. Të dy këto pjesë të trurit janë të dëmtuara te njerëzit me çrregullime të disponimit. Previous PostNext Post
on February 15, 2019 Biblioteka “Azem Shkreli” në Pejë përmes librave sjellë rrugëtimin e Kosovës deri në Pavarësi