Jo billbordave, po artit në rrugë

Jo billbordave, po artit në rrugë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po i përkrah punimet artistike në rrugët e Prishtinës, shkruan KultPlus

“Jo billbordave, po artit në rrugë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje, ai ka premtuar se do të mbështesë financiarisht artistët për të zbukuruar hapësira të reja.

“Do të subvencionojmë artistë këtë vikend për të zbukuruar mure, zebra e hapësira të tjera. Kemi shumë njerëz të talentuar në qytetin e shtetin tonë”.

Në fund, Ahmeti ka falënderuar artistët për punën e tyre edhe pse nën kushte të vështira.

“Falemnderit artistëve që për pagesë minimale japin kontribut maksimal”. / KultPlus.com