Kallëzimi penal ndaj Martin Berishajt, reagon avokati i tij

Kallëzimi penal ndaj Martin Berishajt, reagon avokati i tij – Lajmet e fundit



Prokuroria e Speciale e Kosovës, sot ka konfirmuar se ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati i Berishajt, Tomë Gashi, i cili ka thënë se vetëm vetingu do të sjellë drejtësi dhe normalitet në institucionet e drejtësisë në Kosovë, shkruan Zeri.info.

Ai thekson se as Berisha as vetë Gashi nuk kanë pranuar informacion më parë për këtë kallëzim penal, por lajmin e kanë kuptuar nga mediat.

“Po ku ka ne nji shtet normal me institucione normale qe njeri me marr vesh per nji kallzim te lodht penal nga do do media anti qeveris Kurti e jo nga vet institucioni qe e ka dergu ket kallxim penal apo nga Prokuroria.

As qe e kan vet najsen per kete pune para se me dergu ket kallezim”, shkroi Gashi në Facebook. /Zëri