Kancelari Kurz uron Hotin

Kancelari Kurz uron Hotin – Lajmet e fundit



Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë urime nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kurz përmes Twitter-it, ka uruar Hotin, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdushme të Austrisë për Kosovën, në rrugën evropiane, transmeton Zeri.info.

Në urimin e tij, mes tjerash, Kurz ka inkurajuar vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

“Urime Hotit në emërimin si kryeministër i ri i Kosovës. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe inkurajojmë përparimin e mëtutjeshëm në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Kurz./Zëri