Kapen prerësit ilegalë të pyjeve, konfiskohen tetë mjete transporti

Kapen prerësit ilegalë të pyjeve, konfiskohen tetë mjete transporti

Policia e rajonit të Ferizajt në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2020” , ka ndaluar në dy ditët e fundit tetë persona lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve.

Me këtë rast janë konfiskuar edhe tetë mjete të ndryshme transporti si dhe  një sasi e drunjtëve, duke u transportuar në mënyrë ilegale, pa fletë përcjellje dhe të pa vulosura.

Lidhur me rastin janë informuar inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë – Agjencioni  Pyjor i Kosovës  të cilët kanë shqiptuar 8 fletëparaqitje për transportim ilegal të drunjve, si dhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore. 

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit, ka rezultuar se të gjitha mjeteve transportuese iu kishte skaduar afati i regjistrimit dhe ndaj ngasësve janë shqiptuar tetë fletëparaqitje për kundërvajtje.