Tre viktima dhe 896 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe rreth 1000 raste të reja me COVID në Shqipëri – Lajmet e fundit



Në Shqipëri janë regjistruar edhe 4 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se për 24 orë janë shënuar 992 raste të reja me COVID nga 5480 testime të kryera në total.

Ndërkohë janë regjistruar 4 të vdekur, konkretisht: një qytetare nga Lezha 60-vjeç, një qytetare nga Vlora 67-vjeçe, një qytetar nga Berati 73-vjeç dhe një 79-veçar nga nga Librazhdi.

Në Shqipëri aktualisht janë 12,744 pacientë aktivë me COVID19. Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

Në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.