KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë

KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit



Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike(KEDS) ka apeluar te qytetarët që ta kursejnë enegjinë elektrike për shkak të gjendjes jo të mirë.

Madje kjo kompani ka fikur dritat në objektin e saj, duke thënë se në këtë mënyrë duhet të duken të gjitha objektet në vend.

“Ky është një shembull se si duhet të duken të gjitha objektet në të cilat nuk punohet gjatë natës.Çdo dritë e fikur luan rol të madh, çdo kilovat i kursyer mundëson që të gjithë ne të kemi më shumë energji elektrike – atëherë kur na nevojitet më së shumti”, vazhdon postimi.Kërkojmë që edhe të tjerët ta ndjekin këtë shembull”, thuhet në një postim. /Zëri