KEDS-i me këshilla kursimi të rrymës për dyqanet e vogla

KEDS-i me këshilla kursimi të rrymës për dyqanet e vogla – Lajmet e fundit



Meqenëse kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS-i po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme.

Përmes një njoftimi, KEDS-i ka publikuar disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla:

– Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonit. Rregullimi i termostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.

– Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.

– Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.

– Pastroni shpesh poçat elektrik nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.

– Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni llamba efiçiente, pra llamba LED.

– Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa pajisje ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë. /Zëri