Kërkohet dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi

Kërkohet dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi

Kërkohet dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, të mërkurën është përballur me dy kërkesa. Jashtë universitetit ia kanë kërkuar dorëheqjen, e brenda tij t’i tërheqë tri “punime shkencore”, të cilat i ka publikuar në një revistë të rreme në Indi.

Nëse vendos të bëhet i dëgjueshëm, kjo do të ketë impakt edhe në titullin akademik që mban aktualisht.Vitin e shkuar rektori është avancuar në gradën “Profesor i rregullt”, për të cilën Statuti kërkon që kandidati të ketë minimum pesë punime në revista me recension ndërkombëtar.

Nga pesë që i ka prezantuar kur ka marrë gradën, tri janë të publikuara në Revistën Ndërkombëtare të Inxhinierisë dhe Shkencave Menaxhuese, me seli në Indi. Në numrin e së mërkurës “Koha Ditore” ka dëshmuar se si kjo revistë është një skemë e rreme dhe ku publikohet çfarëdo, nëse në konto bankare të saj bëhet një pagesë prej 80 eurosh./Kohën Ditore/