Këshilltari i Vjosa Osmanit: Gjuha e kontaminuar e Xhavit Ukaj është më e rrezikshme se çdo virus

Këshilltari i Vjosa Osmanit: Gjuha e kontaminuar e Xhavit Ukaj është më e rrezikshme se çdo virus – Lajmet e fundit



Këshilltari i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka reaguar ndaj incidentit në kuvend, ndërmjet Osmanit dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj. Kupina thotë se për mungesë të mendimit politik, deputeti përdori fyerje e kërcënim ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa R. Osmani.

Këtë gjuhë ai e cilëson më të rrezikshme se çfarëdo virusi.

Kjo Shtëpi e Ligjeve ka hata që mbanë brenda tipa si ky person me gjuhë rrugaçi! S’mund të imagjinohet që ky mund të japë kontribut për ligjet, të cilat synojnë ta bëjnë një shoqëri më të mirë! Distancim social meriton ky tip, sepse gjuha e kontaminuar e tij është më e rrezikshme se çfarëdo virusi”, përfundon Kupina./Zëri