Këta janë dy këshilltarët serb të kryeministrit Kurti të emëruar sot

Këta janë dy këshilltarët serb të kryeministrit Kurti të emëruar sot – Lajmet e fundit



Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankovicë nga sot janë bashkuar kabinetit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Ata janë emëruar këshilltar politik dhe udhëheqës të zyrës për çështje të komuniteteve.

Vlen të theksohet se në zgjedhjet e 6 tetorit, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Nenad Rašicë, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe Aleksandar Stankovicë, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./ZERI