Këto janë formularët që duhen plotësuar pranë Bashkisë për të përfituar një banesë të re(FOTO)

Këto janë formularët që duhen plotësuar pranë Bashkisë për të përfituar një banesë të re(FOTO)

Qeveria ka botuar në Fletoren Zyrtare të gjithë procedurat për të përfituar nga Fondi i Rindërtimit për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që kanë mbetur pa banesë.

Duke i ndarë në kategori të veçanta nëpërmjet një formulari të veçantë, të gjithë atyre që i është prishur banesa nga tërmeti ose që u janë shpallur të pabanueshme nga autoritetet vendore në zonat e shpallura të emergjencës duhet të plotësojnë këto formulare pranë Bashkisë:

“Përfshirja  në  programet  e  rindërtimit  bëhet nëpërmjet   aplikimit   në   njësinë   e   vetëqeverisjes vendore  ku  individi/familja  ka  vendbanimin,  sipas modelit dhënë në shtojcën A, që i bashkëlidhet këtij vendimi,  dhe  sipas  deklarimit  tip  për  vërtetësinë  e të dhënave, dhënë në shtojcën B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”

Familjet që kanë ngelur pa banesë kanë dy mënyra për të përfituar. E para është të marrin një hyrje nga banesat e reja kolektive që do ndërtohen. E dyta është duke marrë një sipërfaqe individuale banimi.

Më poshtë ndodhen dy tabela ku në të parën tregohet tipi i banesës që përfiton një familje në bazë të anëtarëve që ka. Ndërsa tek e dyta tregohet toka që dhurohet për sipërfaqet individuale të banimit:

“Familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e  shembjeve  të  ndërtesave  (pallateve),  përfitojnë nga  programi i  zhvillimit  të  zonave  të  reja  ose programi  i  rindërtimit  të  godinave  në  të  njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. Struktura e njësisë  së  banimit  (apartament),  që  i  kalohet  në pronësi  përfituesve  në  ndërtesat  e  reja,  llogaritet sipas tabelës A”:

“Kur  zona  e  re  për  zhvillim  do  të  realizohet me shtëpi banimi individuale, familjet përfitojnë në pronësi  shtëpi  individuale  banimi  me   sipërfaqe ndërtimi   që   llogariten   sipas   tabelës   B”:

Qeveria ka publikuar edhe formularin e “Kalimit të Drejtës së Pronësisë”, ku çdokush që do të përfitojë një sipërfaqe të re trualli për shtëpinë e tij individuale të banimit, duhet të heqë dorë nga sipërfaqja e vjetër, e cila do t’i kalojë shtetit:

“Në  këto  raste,  përfituesit  ruajnë  të drejtën  e  pronësisë  për  sipërfaqen  e  truallit  që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individuale të   shembur   me   truallin   e   shtëpisë   individuale banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të  zhvillimit  të programeve të rindërtimit,  kjo  sipërfaqe  trualli  shpronësohet  ose kompensohet.

Në kontratën   përkatëse   të   kalimit   të   pronësisë   për shtëpinë    individuale    të    re    sipas    kësaj    pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e  pronësisë  në  favor  të  shtetit  prej  sipërfaqes  së truallit   të   shtëpisë   individuale   të   shembur,   e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale.”

Ndërkohë familjet  që  kanë  dëmtime  në  banesa  ose shtëpi  individuale  nga  fatkeqësia  natyrore,  të cilat nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e   para, trajtohen me grante rikonstruksioni.

Geri Kolgega / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.