by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 Rritet numri i turistëve gjermanë në bregdetin shqiptar, mbi 100 mijë në 7 muaj
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Këto vende ia vlen të vizitohenin Kulturëon July 31, 2022 Italia, Greqia, Spanja – këto janë zakonisht destinacionet kryesore të pushimeve për zviceranët. Kosova nuk është në krye të listës edhe pse ka vende të bukura që ia vlen të vizitohen, shkruan Blick, transmeton Gazeta Express. Gjeravica Gjeravica është maja më e lartë në Kosovë dhe një atraksion i vërtetë për adhuruesit e natyrës që çdo alpinist amator mund ta pushtojë. Pas një udhëtimi njëorësh me xhip nga Juniku, duhen rreth katër deri në gjashtë orë ecje për të arritur majën. Shpërblimi: një pamje spektakolare dhe një not në një nga liqenet akullnajore. Rugova Rugova ndodhet jo larg Gjeravicës në rajonin e Pejës. Rajoni të bën përshtypje me malet, pyjet, lumenjtë dhe liqenet e tij. Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë turistë të huaj e kanë zbuluar Rugovën – dhe me të drejtë. Artana Artana është një nga vendet më të rëndësishme në Kosovë për sa i përket historisë mesjetare të vendit. Në këtë qytet dikur jetonin mbi 50.000 banorë, popullsia përbëhej nga minatorë saksonë, osmanë, kozakë, shqiptarë, sllavë dhe shumë popuj të tjerë që u sollën në këtë vend për të punuar në minierat e argjendit. Në fakt, Artana ishte një Nju Jork apo Londër e ditëve moderne në Mesjetë pasi ishte një metropol i vërtetë që ofronte vende pune për njerëzit e aftë në artin e nxjerrjes së argjendit dhe përpunimit të argjendit. Qendra e skijimit në Brezovicë Ka një arsye kryesore për të ardhur në Brezovicë: skijimi. Është destinacioni dimëror më i vizituar në Kosovë. Brezovica ka 16 kilometra shpate me gjatësi mesatare prej katër kilometrash. Vendi shërben si qendër stërvitore për ekipet kosovare të sporteve dimërore. Liqenet e Mirushës Liqene, gryka të lë pa frymë dhe fauna e bukur: një vizitë në Liqenet e Mirushës ia vlen patjetër një udhëtim. Por kini kujdes: ka shumë hardhuca dhe disa gjarpërinj në rrugë. Shpella e Gadimes Është 1500 metra e gjatë, por për turistët është e mundur të shohin vetëm 1300 metrat e para të shpellës, pasi kalimet nuk janë ende të mundshme për pjesën tjetër të kalimeve të shpellës. Shpella e Gadimes është shpella më e njohur e stalaktiteve në Kosovë dhe aktualisht e vetmja e hapur për vizitorë. Ajo që e bën të veçantë shpellën është aragoniti, i cili rrallëherë gjendet si dekor i shpellës. Kalaja e Prizrenit Kalaja e Prizrenit është monumenti më i famshëm i trashëgimisë kulturore dhe simboli i qytetit të Prizrenit. Kalaja është e ndërtuar në një kodër të lartë nga e cila shihet i gjithë qyteti i Prizrenit. Rruga për në kështjellë zgjat 15 minuta në këmbë. Previous PostNext Post
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kroacia, 7 nga kampingjet më të mira për aventura në natyrë gjatë verës së vitit 2022
on August 15, 2022 3 mënyra të sigurta për t’u pasuruar gjatë një recesioni – pa qenë nevoja të rrezikoni shumë para
on August 15, 2022 Mehaj: Kosova vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23” – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Begaj: Dialogu me Serbinë të përmbyllet me marrëveshje që do të ketë në qendër njohjen reciproke – Lajmet e fundit