Kolegji Universum dhe Viva Fresh nënshkruajnë marrëveshje për financim të studimeve dhe punësim për 120 maturantë

Kolegji Universum dhe Viva Fresh nënshkruajnë marrëveshje për financim të studimeve dhe punësim për 120 maturantë

Kolegji Universum dhe Viva Fresh Store sot kanë nënshkruar marreveshje bashkëpunimi për “Studime Duale”.

Në kuadër të kësaj marrëveshje Viva Fresh do ti financoj studimet për 120 maturantë për tri vite të studimit në Kolegjin Universum. Studentët do të angazhohen në punë praktike gjatë studimeve dhe do ta kenë punësimin e garantuar pas diplomimit. Kjo u mundëson studentëve të marrin diplomë akademike dhe përvojë profesionale gjë që po iu mundëson studentëve kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Ditëve në vijim do të hapet thirrja për aplikim për këto bursa. Të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës kanë mundësi të aplikojnë të bëhen pjesë e garës për bursa studimi dhe punësim të garantuar.

Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.

Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata rreth bursave dhe studimeve duale kontakto [email protected] apo +383 44 144 062 ose na ndiqni në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)