by lajme.org on August 9, 2022 Ambasadorja Iberhysa: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Çekisë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 FBI zbarkon në Tiranë për hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Kolona të gjata në kufij, pritje deri në dy orë – Lajmet e funditin Lajmeon July 31, 2022 Pas qëndrimit në pushimet e verës, shumë mërgimtarë nga mëngjesi kishin mësyrë vendet perëndimore. Gjatë kalimit nga Kosova për në shtetin fqinj Serbi, ata janë përballur sërish me kolona të gjata, dhe pritje deri në 2 orë. Në kufirin e Merdarit, vetëm gjatë mesditës kolona ishte deri në qindra metra. Pritje për kalimin dhe hyrjet në Kosova ka pasur edhe në pikëkalimet e tjera. Kolona të gjata janë kthyer sërish nëpër pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke bërë kështu që bashkatdhetarët që ia kishin mësyrë vendeve perëndimore, të presin me orë të tëra në pikëkalimin kufitar të Merdarit, ata thonë se pritja këtu në këto temperature, është e mundimshme. Për shumë nga bashkatdhetarët që kishin mësyrë vendeve të tyre të punës, kalimi i kufijve është bërë shumë i mundimshëm, pasi po presin me orë të tëra edhe në kufijtë e tjerë. “Isha në Kosovë, po kthehem për në Gjermani. Shumë pritje e gjatë, unë që një orë kam ardhur këtu, dhe deri sa t’i afrohem afër kufirit, i kam diku edhe një orë. Është shumë shqetësuese sepse po humbet edhe vullneti i udhëtimit”, ka theksuar Hysni Jashari, bashkatdhetar. “Jam duke shkuar për Gjermani, që një orë jam duke pritur, ngadalë po ecën. Por, unë jam vetë, jemi mësuar të presim, por ata që janë me fëmijë e kanë më të vështirë”, u shpreh bashkatdhetari tjetër Ibrahim Surdulli. Edhe Ramadan Nosha theksoi se po hasin pritje të gjata edhe nëpër kufijtë e tjerë. “Edhe në kufirin tjetër që do ta kalojmë tash, duhet me prit deri pesë orë, e për pesë orë mundesh të ecësh gjatë. Të hënën duhet me punu kur të shkojmë”, ka theksuar ai për televizionin publik. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikë kalimin kufitar në Merdar pritjet në mëngjes, ishin 50 minuta, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër, në pikë kalimin kufitar në Muçibabë pritjet në dalje arrinin deri në një orë ndërsa radha e automjeteve është 800 metra. Edhe në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në dalje pritjet janë gjithashtu 50 minuta, ndërsa radha e kolonave ishte deri në 350 metra. Lajme të ngjajshme: Gjendja në vendkalimet kufitare – pritje të gjata te Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë – Lajmet e fundit Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në paraburgim në pritje të ankesave të tyre, përveç nëse paneli i Apelit urdhëron ndryshe – Lajmet e fundit Kompania “Pastrimi” në gjendje të rëndë, i del në ndihmë “Eco Regjioni” – Lajmet e fundit Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 9, 2022 Ambasadorja Iberhysa: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Çekisë për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 FBI zbarkon në Tiranë për hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Çitaku: Nuk do të ketë luftë mos ndjellni frikë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 ‘Brinjët e shpisë pa tavan kërrusen përdite e ma fort, pa kenë të zojat me përballue shfrimet e imagjinatës teme të hallakatun’
on August 8, 2022 Hoti: Kosova duhet të dërgojë mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Për kontributin në luftën e UÇK-së, Lladrovci planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi” në Drenas – Lajmet e fundit