Komandanti i GK të Ajovës vlerëson lart sukseset e FSK-së

Komandanti i GK të Ajovës vlerëson lart sukseset e FSK-së – Lajmet e fundit



Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjeneral Majorin Ben Corell, të cilin e njoftoi mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes, për objektivat që ai ka parashtruar si ministër si për Ministrinë ashtu edhe për FSK-në.

Mehaj vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, me theks të veçantë për misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit të FSK-së përkrah në Kuvajt. Po ashtu më këtë rast ata biseduan edhe për agjendën e zhvillimit të ushtrimit “Defender Europe -21”, për rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet, raporton Zeri.info.

Gjenerali Corell shprehu kënaqësinë që është në vizitë në Kosovë, duke vlerësuar lartë sukseset e FSK-së, sidomos ato aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të programit të bashkëpunimit me GK të Ajovës, duke shpreh gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.

Po ashtu edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim të ndarë komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa-s) nga Shtet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) gjeneral Majorin Ben Corell.

Të dy gjeneralët vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GK të Ajovës, duke vlerësuar lartë mundësinë që ju ka dhënë FSK-së të jetë në mision paqeruajtës në Kuvajt, ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta të deri tashme.

U vlerësua si shumë e rëndësishme për FSK-në pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”.