Komisioneri për Zgjerimin: Në KE nënvizova nevojën e Ballkanit Perëndimor për vaksinat dhe çështjen e Navalnyi

Komisioneri për Zgjerimin: Në KE nënvizova nevojën e Ballkanit Perëndimor për vaksinat dhe çështjen e Navalnyi

Në një postim në Twitter, Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi bën të ditur se në mbledhjen e sotshme të Këshillit Evropian ka nënvizuar nevojën e Ballkanit Perëndimor në qasjen e shpejtë të vaksinave dhe gjithashtu shqetësimet që lidhen me Navalnyi, kreun e opozitës ruse që u arrestua një javë më parë në Rusi, ku këtë fundjavë pati protesta të dhunshme.

Deklarata:

“Në Këshillin e Evropës duke përfaqësuar Komisionin Evropian. Në luftën kundër COVID19 BE i qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor. Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë në vaksinat për këtë rajon. Nënvizova gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi.”

D.B – SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.