Komiteti Teknik i kërkon KEK-ut të përdorë subvencionin për të importuar energji elektrike

Komiteti Teknik i kërkon KEK-ut të përdorë subvencionin për të importuar energji elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se kësaj kompanie “i janë deleguar detyra shtesë për të siguruar energji elektrike”, përkundër faktit se kjo përgjegjësi është e furnizuesit publik.

Lidhur me këtë, KEK sot ka pranuar disa rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji. Rekomandimi kryesor është që KEK të shfrytëzojë mjetet e mbetura (rreth 7 milion Euro) nga subvencioni i bartur nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën vendore, pra me qëllim të furnizimit të pandërprerë dhe eliminimit të devijimeve.

Aktualisht, KEK është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë në finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknikë të Energjisë.

Për më tepër, në kohën kur në vendin tonë rritet konsumi, KEK po vazhdon të pranoj një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH). Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitoj sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundor dhe evitimin e reduktimeve.

Në këtë drejtim, KEK deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MWh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3,500 MWh