Kompromisi i

Kompromisi i ‘pakalueshëm’ Kosovë-Serbi – Lajmet e fundit



Për një zgjidhje që kërkon kompromis, në vazhdimësi kanë folur autoritetet e Beogradit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij e rastin e shënimit të 75-vjetorit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Serbia është “plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”. Por, ai deri më sot, asnjëherë nuk ka dhënë detaje se çfarë parasheh ajo zgjidhje e kompromisit për të cilin flet.

Se “përmes dialogut mund të vjen deri te një zgjidhje e kompromisit” kishte thënë edhe shefi për Josep Borell, madje edhe para se ta marrë detyrën e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Por, Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë për Radion Evropa e Lirë se brenda Planit të Ahtisarit ka qenë kompromisi i madh që e ka bërë Kosova.

“Kosova, kompromisin e madh e ka bërë me marrëveshjen e presidentit Ahtisari dhe besoj që përtej saj nuk mund të shkohet. Përndryshe, Republika e Kosovës është e gatshme që t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë si shtet sovran, në përputhje me normat dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian”, tha Beqiri.

Ndryshe, pavarësia e Kosovës u shpall në bazë të Planit të Ahtisarit, nga i cili burojnë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës. Ky Plan u jep më shumë të drejta komuniteteve joshumicë. Po ashtu, në bazë të këtij dokumenti u parapë edhe krijimi i disa komunave të banuara me shumicë serbe si dhe iu mundësua Beogradit zyrtar që të financojë sistemin arsimor dhe shëndetësor në këto komunat e banuara me shumicë serbe.

Shrkimin e plotë mund ta lexoni KËTU