Komuna e Gjakovës paralajmëron qytetarët: FSK-ja do të ketë ushtrim fushor, mund të dëgjohen krisma armësh

Komuna e Gjakovës paralajmëron qytetarët: FSK-ja do të ketë ushtrim fushor, mund të dëgjohen krisma armësh – Lajmet e fundit



Kuvendi Komunal i Gjakovës ka paralajmëruar qytetarët e saj se deri më datën 30 maj, Forcat e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë një ushtrim fushor në të cilin mund të dëgjohen edhe krisma armësh.

Sipas njoftimit, ushtrimi do të zhvillohet në poligonin në Babaj të Bokës dhe në aeroportin e Gjakovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar një ushtrim fushor në poligonin në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës, aktivitet ky i cili do të vazhdojë deri më 30 Maj. Gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë lëvizje të shumta të FSK-së në këto zona dhe poashtu do të dëgjohen krisma armësh”, thuhet në njoftim. /Zëri