Komuna ia largon tarracën hotelit të Behgjet Pacollit

Komuna ia largon tarracën hotelit të Behgjet Pacollit – Lajmet e fundit



Komuna e Prishtinës ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara nga bizneset në sheshet e kryeqytetit.

Drejtoria e Inspekcionit ka njoftuar se pas refuzimit të palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave, Komuna ka filluar largimin e tarracës së fundit që ishte vendosur në sheshin qendror, saktësisht afër hotelit “Swiss Diamond”, i cili është në pronësi të politikanit Behgjet Pacolli, transmeton Zeri.info.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komunës së Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur në sheshin qendror të Prishtinës”, njofton Komuna e Prishtinës. /Zëri