Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Komunat të cilat regjistruan sot rastet e reja me COVID-19 – Lajmet e fundit



Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 56 persona.

Prej tyre, komuna e Prishtinës ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve në krahasim me komunat e tjera të Kosovës, me gjithsej 16 raste të reja. Pas Prishtinës, në Pejë, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 11 persona.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, njoftohet në raportin e Institutit KOmbëtar të SHëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë, aktualisht është 1.328./Zëri