by lajme.org on August 17, 2022 Kurti: S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Gazeta e njohur spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?
by lajme.org on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Koncertit ‘Rame Lahaj and friends’ do t’i bashkangjitet sopranoja Pretty Yendein Kulturëon July 30, 2022 Tenori Ramë Lahaj ka njoftuar se në koncertin përmbyllës së festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ do të jetë e ftuar edhe sopranoja e njohur, Pretty Yende, përcjell KultPlus. Postimi i plotë: Miq, Po e ndaj një lajm shumë të gëzueshëm me juve: një mike imja e vjetër, një artiste e rrallë e shumë unike, sopranoja Pretty Yende, do t’i bashkangjitet RLIOF në natën Gala ‘Rame Lahaj and friends’, me 31 korrik, në ora 20:30 në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë. Yende është një soprano e jashtëzakonshme, e cila me shpejtësi arriti majat e karrierës së saj operistike duke u shndërruar kështu në një prej yjeve më të njohura në botën operistike. Ajo do të jetë për herë të parë në Prishtinë. Na nderon tej mase përgjigjja e saj pozitive ndaj festivalit, anipse në momentin e fundit. Në anën tjetër, me shumë keqardhje ju njoftojmë se sopranoja Angela Gheorghiu nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka të pamundun me udhëtu për në Kosovë, ku edhe po e planifikonte debutimin e saj në festivalin tonë. Ky është mesazhi i Angelas për miqtë e festivalit RLIOF : ‘Dua t`i uroj të gjithë ata që kanë punuar për ta organizuar këtë koncert. Për arsye shëndetësore nuk do ta kem të mundur udhëtimin në Kosovë kësaj radhe, por shpresoj të jem në mesin tuaj dhe afër mikut dhe kolegut tim Rame Lahaj, edicionin e ardhshëm’. RLIOF Angelës i dëshirojmë shërim të shpejtë. Ndërsa unë pres me padurim ta ndaj skenën me sopranon Pretty Yende dhe me artistët tjerë, miq të mi e të festivalit prej vitesh si: Valerio Galli, Franco Vassallo, Jean Bernard Thomas, Erza Muqolli, Anna Bondarenko, të gjithë të shoqëruar nga e mrekullueshmja Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Fëmijëve ‘Okarina. Shihemi nesër miq Rame Lahaj dhe ekipi i RLIOF./ KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 1, 2022 “Ramë Lahaj & Friends” mblodhi mbrëmë yjet e mëdhenj botërorë për të përthekuar magjishëm edicionin e dytë të RLIOF
on July 31, 2022 Yje të skenës botërore ngjiten sot në mbrëmjen gala ‘Ramë Lahaj & Friends’, mbi 2500 bileta të shitura
on September 13, 2021 Elbenita Kajtazi hap festivalin ‘ReMusica’, mbush zbrazëtinë e koncertit pa publik përmes interpretimit të veprave të njohura
on August 27, 2021 Sopranoja kosovare publikon një fotografi duke qarë: A e dini o njerëz çfarë beteje është virusi?