Konfindustria, për mosndërtimin e HEC-eve ne Vjosë. Humbjet ekonomike të vendit, jo më pak se 550 milion euro

Konfindustria, për mosndërtimin e HEC-eve ne Vjosë. Humbjet ekonomike të vendit, jo më pak se 550 milion euro

Konfindustria, ka reaguar lidhur me ndërtimet e Hece-ve në lumin Vjosë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare  ky institucion e vlerëson me rëndësi  ekonomike dhe politike sa i takon procesit në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian,  mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i Hece-ve . Në reagimin e Konfindustria thuhet se mbështetur në studimet e institucioneve më të specializuara ndërkombëtare vlerësohet se humbjet ekonomike të vendit në rast të ndërtimit të digave të HEC-eve në Lumin Vjosa janë jo më pak se 550 milion euro.

Mbrojtja e Lumit Vjosa nga ndërtimet e digave të HEC-eve, është kthyer praktikisht në një nga kushtet e rëndësishme të pashkruajtura të vazhdimit të procesit politik të integrimit të Shqipërisë në BE. Aktivistët prej kohesh kane kundërshtuar ndërhyrjet te tilla në këtë lumë duke nënshkruar edhe peticione, ndërkohë ekspertët kanë paralajmëruar dëme të mëdha ekonomike nëse do të këtë ndërtime të tilla. Qëndrimet kundër ngritjes së digave në lumin e egër të  Vjosës tërhoqi kohë më parë edhe  vëmendjen e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh i gatshëm për të mbështetur akademikët dhe aktivistët Shqiptarë e të huaj në mbrojte të “zemrës blu” të Europës. Lidhur me këtë çështje është shprehur edhe kreu i qeverisë Edi Ram sipas të cilit nuk do të këtë shkatërrim përmes ndërtimeve në një zonë të shpallur park kombëtar.

Nertila Doko / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.