Konfirmohet një prej veçorive të shumëkërkuara për iPhone

Konfirmohet një prej veçorive të shumëkërkuara për iPhone

Kur Apple të lançojë telefonët e ardhshëm iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, pajisjet do të vjedhin një veçori nga pajisjet me ekranin më të vogël të kompanisë që janë orët inteligjente.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, modelet Pro të iPhone do të vinë me ekranet që rrinë ndezur gjithmonë.

Njëlloj si Apple Watch Series 7 dhe shumë telefonë Android, iPhone 14 Pro dhe Pro Max do të tregojnë informacionin e ekraneve “Always On” në ekran.

Përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të prekin ekranin për të shfaqur orën që shumë prej nesh e bëjnë çdo ditë, më shumë sesa imagjinojmë.

Me funksionalitetin e ri mjafton të drejtoni sytë drejt smartfonit për të marrë informacionet bazike siç është ora. Apple na e ka treguar tashmë sesi duket dizajni i ri.

Në telefonët Android ekrani “Always On” shfaq vetëm orë dhe ikonat e aplikacioneve që kanë njoftime. Ndërsa në iPhone do të shfaqen informacione të Widgets. /PCWorld Albanian