Konkurrencë e ashpër për energjinë e erës. Operatorët e platformave në det thonë se do cënohen konsumatorët

Konkurrencë e ashpër për energjinë e erës. Operatorët e platformave në det thonë se do cënohen konsumatorët

Konkurrenca botërore për energjinë e erës në det po bëhet aq e madhe sa që ankandet e licencës  kanë nisur të ngjasojnë me konkrruencën për naftën dhe gazin pak vite më parë, ndërkohë që gjigantët botëror po zhvendosen me shpejtësi tek energjitë e rinovueshme.  Kjo nxitje mes prodhuesve kryesor të lëndëve djegës fosile  drejt biznesit me pak karbon, vjen ndërkohë që më shumë vende po prezantojnë planet për të nxitur energjinë e erës, në përpjekje për të reduktuar gjurmët e karbonit.  Kostot e sigurimit të qendrave janë rritur në ato nivele që disa operatorë të fermave detare të energjisë së erës thonë se janë të paqëndrueshme dhe do dëmtojnë konsumatorët me rritjen e çmimit të energjisë. Qeveritë në të gjithë botën pritet të ofrojnë një numër rekord të tenderave për qendrat e energjisë së erës në det dhe kapacitetit këtë vit, me mbi 30 gigavat në ofertë.  Kjo është thuajse sa totali i kapacitetit ekzistues botëor të energjisë së erës prej 35 gigawat, dhe tenderat po bëhen më konkurruesit në histori.  Shumë gjigantë europian të naftës, përfshirë Total, BP dhe Shell, planifikojnë të rrisin shpejtë portofolet e energjisë së rinovueshme,duke reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi, për të kënaqur investitorët që kërkojnë plane të sigurta afat-gjatë të biznesit pa karbon. Kompanitë e naftës, me xhepa të thellë, janë të gatshme të paguajnë për një pjesë të tregut, edhe pse marzhet janë shumë më të ulëta se operacionet e tyre tradicionale.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.