Korçë, 13 ikona të restauruara ekspozohen në Muzeun e Artit Mesjetar

Korçë, 13 ikona të restauruara ekspozohen në Muzeun e Artit Mesjetar

Ikona të restauruara kohët e fundit u ekspozuan në Muzen e Artit Mesjetar në Korçë në ditën Trashgimisë Kulturore dhe 40 vjetorin e institucionit.

13 vepra u prezantuan për herë të parë në Muzeun e Artit të Mesjetar në Korçë në ditën e Trashgimisë Kulturore dhe 40 vjetorin e institucionit.

Disa prej tyre ishin të dëmtuara rëndë, dhe ekspertëve restaurues është dashur edhe me vite për t’i shpëtuar nga rrëziku.

”Përcaktohet nga shkalla e dëmtimit, nga madhësia e letrës, nga problematika që ka. Restaurimi mund të dojë disa javë e deri në vite.”

Drejtuesit e Muzeut thanë se ekspozita “Restaurime” ishte një mënyrë për të përkujatuar punën e madhe që është bërë në laboratore për të shpëtuar këto thesare të trashgimisë.

”Janë përzgjedhur rreth 13 vepra të restauruara nga ky laborator dhe specialistët tanë.”

Muzeu ka një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz!

Aty ka vepra nga autorë anonimë në shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.