Koronavirusi i merr jetën dhe Drejtorit të spitalit në Wuhan – Ndërkohë numri i viktimave shkon në mbi 1800 persona!

Koronavirusi i merr jetën dhe Drejtorit të spitalit në Wuhan – Ndërkohë numri i viktimave shkon në mbi 1800 persona!

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri ka arritur në 1.873, pasi pothuajse gjysma e popullsisë, 1.3 miliardë, e Kinës mbetet subjekt i formave të ndryshme të kufizimeve të udhëtimit dhe masave të tjera  të karantinës. Komisioni Shëndetësor Komunal i Wuhan konfirmoi që Liu Zhiming, drejtor i Spitalit Wuchang të Wuhan, vdiq këtë mëngjes në moshën 51 vjecare, pasi ishte infektuar me Koronavirusin.

Sipas lajmit të publikuar në internet nga televizioni shtetëror CCTV stafi mjekësor i dërguar nga Spitali i Pekinit, Xiehe, raportoi se Liu kishte vdekur nga Koronavirusi në 10:30 me kohën lokale pasi të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën kishin dështuar.

SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.