Kosnett: Kontributet e Mikullovcit për kulturën e pavarësinë e Kosovës do të lënë një trashëgimi jetëgjatë

Kosnett: Kontributet e Mikullovcit për kulturën e pavarësinë e Kosovës do të lënë një trashëgimi jetëgjatë – Lajmet e fundit



Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka përkujtuar sot aktorin Adem Mikullovci, i cili vdiq të hënën.

Kosnetti ka shkruar se i bashkohet gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen e aktorit, komedianit dhe politikanit Mikullovci.

Në një shkrim në Twitter, ambasadori shkruan mes tjerash se arti dhe humori i Mikullovcit ka ngritur lart moralin e Kosovës në kohë të vështira, transmeton Zeri.info.

“Ne i bashkohemi gjithë Kosovës në dhimbjen për humbjen dhe përkujtimin e jetës së aktorit, komedianit, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, arti dhe humori i tij ka ngritur lart moralin e Kosovës. Kontributet e tij për kulturën, pavarësinë dhe karakterin e Kosovës do të lënë një trashëgimi jetëgjatë”, ka shkruar Kosnetti. /Zëri