Kosnetti uron kryetaren e re të Kushtetueses: Jemi të përkushtuar të ndihmojmë Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit

Kosnetti uron kryetaren e re të Kushtetueses: Jemi të përkushtuar të ndihmojmë Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit – Lajmet e fundit



Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar gjyqtaren Gresa Caka – Nimani për pozitën e saj të re si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Kosnetti ka thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar institucionet në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit.

“Urime gjyqtares Gresa Caka-Nimani për pozicionin e saj të ri si president i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pavarësia e gjyqësorit është një gur-themel i çdo demokracie të fuqishme dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.

Gresa Caka – Nimani ka pranuar sot detyrën e re si kryetare e GJK-së. Mandati i saj është për tri vjet. /Zëri