Kosova e Greqia së shpejti me marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

Kosova e Greqia së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi – Lajmet e fundit



Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë një takimi sot Athinë me homologun e tij grek Athanasios Plevris, u dakorduan të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje bashkëpunimi në sistemin e shëndetësisë ndërmjet dy vendeve.

Ai me këtë rast shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e Greqisë për integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë, si dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Latifi ka theksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia dhe katër shtetet e tjera anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.

Ndërsa, ministri Plevris shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shkëmbimin reciprok të përvojave në shëndetësi.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e një ministri të Shëndetësisë së Kosovës që takon zyrtarisht ministrin e Shëndetësisë së Greqisë. /Zëri