Kosova mbulon tregun vendor me karota

Kosova mbulon tregun vendor me karota – Lajmet e fundit



Kosova ka disa produkte të cilat i prodhon e të cilat arrijnë të mbulojnë tregun pa pasur nevojë për import nga jashtë. Njëra prej tyre është edhe karota e cila kohët e fundit ka nisur të prodhohet më shumë nga bujqit.

Këta të fundit janë të kënaqur me rendimentet dhe krejt çfarë kërkojnë nga shteti është mbrojtja e prodhimit vendor.

Fermeri Ismet Haziri nga Podujeva tha se prodhimi i karotës që bëhet në vend po mbulon kërkesat qytetarëve të Kosovës.

Ai ka treguar për llojin e tokës që preferohet për kulturën e karotës, ndërsa me këtë kulturë, ndërsa ka mbjellë 20 hektarë.

Haziri thotë se bashkë me disa prodhues të tjerë, arrijnë të përmbushin 95 për qind të kërkesave të vendit për karotë.

Veprimtarinë e tij e sheh fitimprurëse, derisa shpjegon se kishin filluar ta ushtronin si familje qysh në vitet e 80-ta.

Toka duhet të formësohet në formë të koritës për të bërë rrjedhjen e ujit, pasi qëndrimi i sasisë së madhe mund të ndikojë në kalbëzimin e rrënjës. Brenda koritës futet sistemi pikë-pikë për ta mbrojtur nga shpendët.

Subvencionet për këtë kulturë vlerësohen të mirëseardhura, por fermerët sugjerojnë që në vend të tyre, shteti të mbrojë prodhimin e karotave.

Familja Haziri ka 3 punëtorë të rregullt që merren me prodhimin, paketimin dhe shitjen e karotës, derisa gjatë sezonit ndihmohen nga familjarët, pasi edhe në këtë fushëveprimtari kohëve të fundit ka mungesë të fuqisë punëtore.

Ata kryejnë shitjen e karotës gjatë tërë vitit, pasi ato të vonshmet I deponojnë në frigoriferë./rtk