by lajme.org on February 18, 2019 Punëtorëve të sektorit privat nuk iu kompensohet puna gjatë festave
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKosovë Kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijënin Kosovëon February 11, 2015 Ajo, veç tjerash, ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur. Qëllimi i saj ka qenë edukimi i vajzës por në fakt me masat e saj “edukuese” ajo ka shkuar tepër larg. Kosovarja sot 43 vjeçe, e ka keqtrajtuar aq rëndë dhe shumë herë vajzën e saj 17 vjeçe sa që në disa raste ia ka rrezikuar edhe jetën. Pasi që veprimet e tilla janë përsëritur, ajo do të detyrohet ta lëshojë vendin dhe të kthehet në Kosovë, 25 vjet pasi ka ardhur në Zvicër në bazë të martesës, raporton albinfo.ch Këtë vendim e ka marrë shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, Gjykata Federale. Më parë, në vitin 2011 nëna e pashpirt qe dënuar nga një gjykatë e qarkut me heqje lirie me kusht për dy vjet. Dënimi i ishte shqiptuar për rrezikim jete, rrahje dhe lëndim trupor. Gjykata e kishte shpallur fajtore kosovaren për disa vepra penale. Së pari, ajo e kishte shkelur me makinë një këmbësore, por veprat më të rënda i kishte kryer ndaj vajzës së saj. Tri herë ia kishte përplasur kokën për radiatori të banjës dhe pastaj e kishte goditur në kokë, krahë dhe këmbë me një rrip. Më vonë ajo ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur. Ndërsa disa vite para kësaj, nëna e kishte rrahur aq keq vajzën sa e kishte bërë për spital. Me vendimin e saj për dëbim, Gjykata Federale ka dashur t`ia bëjë me dije kosovares se qëndrimi i saj i tejkalonte me të madhe suazat e një konflikti të zakonshëm prind-fëmijë. 43 vjeçja kishte treguar një potencial të madh dhune që mund të drejtohet edhe kundër personave të tjerë. Sipas mendimit të Gjykatës Federale sjellja e kësaj gruaje flet për një “nënvlerësim eklatant nga ana e saj të sistemit të këtushëm të vlerave”. Për këtë arsye ekziston një interes publik mjaft i rëndësishëm për ta dëbuar kosovaren nga Zvicra. /albinfo.ch/ Previous PostNext Post