PRAK-u i bën thirrje institucioneve që të sigurojë më shumë vaksina për qytetarët

Kosovës i mbesin edhe 7800 vaksina anti-COVID – Lajmet e fundit



Në fund të marsit Kosova ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinave “AstraZeneca” dhe që nga ajo ditë deri më tani janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë.

Kosova i ka dhënë prioritet vaksinimit të stafit mjekësor dhe personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike, ndërsa në dispozicion ka vetëm edhe 7868 doza, ndërsa nuk dihet ende saktësisht se kur pritet të arrijnë dozat tjera të vaksinave, shkruan Zeri.info.

Përmes një komunikate Ministria e Shëndetësisë, tregon se është vazhduar procesi i vaksinimit nëpër komuna dhe me radhë kanë qenë qytetarët e moshës 75-79 vjeçe.

“Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike. Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

MSH-ja tha se vaksinimi i grup-moshave 75-79 vjeçe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor. /Zëri