Asnjë rast me COVID-19 në mesin e komunitetit RAE në Mitrovicë

Kosovës i shtohen edhe 7 të infektuar me COVID-19, tre të tjerë shërohen – Lajmet e fundit



 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar rezultatet e fundit për sëmundjen COVID-19 në Kosovë.

Sipas këtyre rezultateve, shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa tre janë shëruar plotësisht, përcjell “Zeri.info”.

Në këtë njoftim po ashtu bëhet e ditur se rastet e reja me këtë virus janë raste kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Zëri