KQZ-ja: Një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë

KQZ-ja: Një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë – Lajmet e fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë zgjedhore.

Sipas KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, pra 0.5 euro për votues të regjistruar. Vendimi i KQZ-së mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 1 milion e 869 mijë e 662 votues.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se mbledhja e radhës do të vazhdojë nesër./EO