Krasniqi: Përmbajtja e vajit të palmës në produktet e qumështit mund të ndalohet

Krasniqi: Përmbajtja e vajit të palmës në produktet e qumështit mund të ndalohet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel
Krasniqi ka thënë se Po shikohet mundësia ligjore që të ndalohet përmbajtja e
vajit të palmës në produktet e qumështit.

Këto komente ai i bëri pas takimit me përfaqësuesit
e shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe disa fermerë.

Postimi i plotë:

Prita sot në një takim përfaqësuesit e
shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe disa fermerë.

Bashkë me ta diskutuam për vështirësitë me të
cilat po përballet këta sektorë.

Sipas tyre, problem mbetet përdorimi i
pakontrolluar i vajit të palmës dhe situata me pandemi e që ka rezultuar me
humbje të mëdha në treg.

Si ministër u zotova së do të angazhohem
fuqishëm që ky sektor dhe gjithë bizneset e prekura nga situata me pandeminë
COVID-19 do të mbështeten nga Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për
rimëkëmbje ekonomike.

Sa i përket vajit të palmës mbetet të shikohen
mundësitë dhe baza ligjore që të ndalohet krejtësisht përmbajtja në produkte të
qumështit.

Një vendim i tillë mund të bëhet pas një
analize të thellë bashkë me AVUK-un dhe Ministrinë e Bujqësisë.