Krasniqi: Qeveria s’ka treguar asnjë rezultat, gjithçka po ndodh si shkak i popullizmit

Krasniqi: Qeveria duhet të sigurojë liri të lëvizjes, veprimet duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë – Lajmet e fundit



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të vendit, duke thënë se “vendosja e barrikadave dhe veprimet e paligjshme në veri të vendit janë të papranueshme”.

Ai e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mungesë të informatave zyrtare, për këtë arsye ai u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë, të jenë në shërbim të ruajtjes së rendit publik dhe sovranitetit në Veri të Mitrovicës.

Sipas Krasniqit, veprimet e Qeverisë së Kosovës duhet të jenë të koordinuara me partnerët ndëkombëtarë. Krasniqi iu ka bërë thirrje atyre që t’i monitorojnë dhe denoncojnë siç i ka quajtur “provokimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri”.

“Këto veprime duhet të koordinohen edhe me partnerët ndërkombëtarë, të cilët i ftoj që t’i monitorojnë dhe denoncojnë provokimet dhe veprimet e paligjshme të strukturave kriminale në veri të vendit, që qartësisht janë të sinkronizuara me Beogradin zyrtar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në fund, Krasniqi ka pasur një thirrje edhe për qytetarët serb që jetojnë në Veri të vendit, të mos manipulohen nga “politika destruktive e Serbisë që ka synim destabilizimin e vendit tonë”.