Krasniqi: Respektoni udhëzimet, Kosova s’mund ta përballojë përhapjen e koronavirusit

Krasniqi: Respektoni udhëzimet, Kosova s’mund ta përballojë përhapjen e koronavirusit – Lajmet e fundit



Image

Koronavirusi tashmë ka infektuar rreth 500 mijë njerëz në botë, derisa ka shkaktuar mbi 20 mijë vdekje.

 

Kirurgu vaskular në Gjermani, Halil Krasniqi në një intervistë për “Zëri.info” ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë pasur fatin të infektohen ndër të fundit në Evropë me koronavirus. Mirëpi, sipas tij, nëse ata nuk i respektojnë rekomandimet nga institucionet e shëndetësisë, atëherë do së shpejti do të kemi një situatë të njëjtë si shtetet tjera, dhe Kosova nuk do të jetë e gatshme ta përballojë atë.

Krasniqi është shprehur, se duke mos i njohur mirë veçoritë e virusit, presin që kjo pandemi të zgjat me muaj.

Përndryshe, ai ka treguar edhe për medikamentet të cilat është duke i përdorur gjermania për trajtimin e kësaj sëmundje, derisa ka thënë se gjendja në këtë shtet.

Zëri: Deri tani është thënë se përhapja e koronavirusit të ri është e shpejtë, por që ky virus nuk ka vdekshmëri të madhe. Sa me të vërtetë është i rrezikshëm COVID-19?

Krasniqi: Nga përvoja dhe studimet shkencore jemi të sigurt se koronavirusi nuk krahasohet me influencën apo gripin sezonal. Infeksioni me virusin e ri është aktual nga dhjetori 2019 dhe ende nuk mund të krahasohet me infeksione virale tjera. Koronavirusi posedon dy variante “Tipi L” i cili është shumë agresiv dhe vdekjeprues (aktual në Itali, Zvicër, Austri, Gjermani) dhe “Tipi S” më i butë dhe jo i dëmshëm me tiparet e një gripi.

Zëri: Cilat janë masat të cilat duhet të merren nga qytetarët dhe po ashtu edhe nga personeli mjekësorë për tu mbrojtur nga ky virus?

Krasniqi: Së pari është shumë e rëndësishme t’i shmangemi kontaktit trupor dhe tubimeve njerëzore duke mos e prekur fytyrën me duar kursesi. Duhet pastruar duart disa here në ditë me sapun dhe duhet dezinfektuar gjithashtu. Të përdoren maska për mbrojtje të gojës dhe hundës, së paku maska FFP2 dhe syze për mbrojtje të syve se edhe aty depërton virusi. Kurse personeli mjekësor është 5 herë më i ekspozuar sesa profesionet tjera, prandaj këtu duhet pasur kujdes të veqant në mbrojtje të vetes. Patjetër duhet përdorur maskat FFP2 dhe dorëzat, gjatë tërë kohës së kontaktit me pacientin dhe dhomën e tij. Çdo herë kur ndërrohen dorëzat të dezinfektohen duart. T’i shmangen edhe kontaktit me familjarët. Duhet marrë Vitamina C me doza të larta, Vitamin D në kombinim me Vitaminën K3, por përforcim të imunitetit sjellin edhe Vitamina B12 dhe Acidi Folik, në formë injeksoni apo tabletës ose pluhurit. Limoni duhet të përdoret më tepër se zakonisht në të gjitha ushqimet dhe pijet.

Zëri: A mendoni që masat e marra nga Kosova janë të mjaftueshme për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit?

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kishin fatin të infektohen ndër të fundit dhe qeveria kishte mundësi të mësoj nga shtetet tjera dhe të marrë masa adekuate për parandalim dhe uljen e infeksioneve. Të gjitha masat e duhura janë ndërmarr. Nëse nuk respektojmë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë do të kemi së shpejti një situatë si në shtetet tjera dhe atëherë Kosova nuk do të jetë në gjendje ta përballoj masën e të infektuarve dhe trajtimin e tyre në spitale. Duhet të përmendi se pajisjet medicionale dhe kapaciteti i trajtimit të pacientëve në spital me intubacion, nuk mjafton. Të infektuarit me probleme dhe komplikacione respiratore nuk do të mund të trajtohen korrekt. Këtu duhet të interesohet Qeveria dhe të marrë masa gjegjëse.

Zëri: Si është gjendja në spitalet/klinikat në Gjermani sa i përket gjendjes me koronavirus? A janë duke u angazhuar edhe mjekë të fushave tjera në trajtimin e pacientëve me këtë virus?

Krasniqi: Në Gjermani janë marrë me kohë të gjitha masat e parandalimit, trajtimit si dhe të minimizimit të të infektuarve duke e zbutur dhe ngadalësuar përhapjen e SARS-CoV-2. Pothuajse në të gjitha spitalet Gjermane (ne kemi në Gjermani për 82 milionë banorë, 1 mijjë e 942 spitale) trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus. Ne kemi ende material dhe medikamente për t’i trajtuar simptomet e infeksionit por edhe komplikacionet e tij. Personeli shëndetësor është gjithashtu çdo ditë në detyrë dhe kontribojnë në trajtimin e pacientëve. Në trajtimin e pacienteve sot dhe në raste të tjera katastrofale janë të gjithë mjekët të involvuar në trajtim edhe pse kanë drejtime të ndryshme. Çdo mjekë duhet të jetë në gjendje të trajtoj sëmundje jashtë specializimit të tij. Ne këtu trajnojm rregullisht personelin medicional për çdo rast katastrofe.

Zëri: A ka Gjermania mjaftueshëm punëtorë shëndetësorë, pra a mund ta përballojë mirë gjendjen sa i përket përhapjes së koronavirusit me stafin që ka?

Krasniqi: Ne këtu në Spitalet Gjermane kemi kapacitete të mjaftueshte t’i trajtojmë të sëmurët dersa numri i infeksioneve mbetet në nivelin e tanishëm, por nëse do të vij situata e Italisë atherë duhet të brengosemi edhe ne. Momentalisht jemi duke trajtuar edhe pacient nga Franca dhe Italia në repartet e reanimacionit. Ne posedojmë mbi 500.000 shtretër dhe 28.032 shtretër për intubacion. Në raste epidemie mund të zgjerohet edhe me 6000 vende tjera. Përpos tjerash në Gjermani me kohë janë marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura. Popullata ështe e diciplinuar dhe i përmbahet rregullave dhe udhëzimëve shtetërore.

Zëri: Cilat janë medikamentet me të cilat po trajtohen personat e sëmurë nga koronavirusi në Gjermani?

Krasniqi: Pasi ne kemi një numër të madh pacientësh me infeksion dhe numri i tyre është në rritje, kemi edhe konsumim të madh medikamentesh. Ne trajtojmë simptomet si: temperaturën me tabletat Paracetamol, Perfalgam i.v, dhimbjet me Ibuprofen, Diclo, Novalgin, Tramal dhe në rastet e komplikuara edhe sedacion me Intubim. Studimet e Universitetit në Austri treguan se Ibuprofeni nuk shpejton apo ndihmon përhapjen e Virusit. Rrjedha e sëmundjes është e lehtë, e rëndë, e rëndë me frymëmarrje artificiale dhe e rëndë me intubacion. Këtu përdorim pastaj të gjitha medikamentet të cilat mendojm se sjellin efekt trajtues.

• Aminopenicillin + BLI + Makrolid (5-7 ditë)

• O2 Terapi nëse PaO2

• Prednisolonterapi, Steroidterapi vetem kur ka indikacion për Komorbiditet

• Hydroxychloroquin sulfat (Quensyl®)

• Dita 1: 200 mg: 2-0-2 (loading dose) , Dita 2-5: 200 mg: 1-0-1

• Lopinavir/Ritonavir (Kaletra®)

• për 14 ditë: 400/100 mg: 1-0-1

Zëri: A e ka arritur kjo epidemi kulmin e saj? Apo në Evropë pritet që në këto dy javë ta arrijë kulmin e përhapjes?

Krasniqi: Duke u bazuar në përvojën dhe studimet e shpejta shkencore në Azi, Evropë, Amerikë dhe duke mos i njohur ende veçorit e virusit ne presim qe kjo pandemi të vazhdoj edhe disa muaj. Ne nuk flasim për disa javë. Virusi ka përmbajtje biologjike dhe artificiale, prandaj nuk kemi të bëjmë në këtë rast me një virus të rëndomt por me një armë biologjike e cila do të na mbajë një kohë të gjatë në lëvizje shkencore dhe terapeutike. Rastet me infeksion janë duke u rritur çdo ditë dhe nuk mund të konkludojmë asgjë.

Zëri: Duke e parë përhapjen e shpejtë të koronavirusi të ri, a mund të jetë ky virus më i rrezikshëm se gripi sezonal?

Krasniqi: Vdekshmëria nga gripi përmban vetëm 0,1% të të infektuarve. Sikur është cekur më lartë Covid-19 nuk krahasohet me një virus të gripit sezonal. Virusi nuk është i njohur dhe prandaj ne mendojmë se është më i rrezikshëm sesa influenca.

Zëri: Kush është më së shumti i rrezikuar nga ky virus? Dhe sa persona mund t’i infektojë me të një person i vetëm?

Krasniqi: Me koronavirusin mund të infektohen të gjitha moshat, njerëzit edhe shtazët. Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe personat e sëmurë nga mushkërit (bronhit, COPD, sëmundje kronike të mushkërive, operacione në mushkëri), nga zemra, diabeti, dializa. Tani ne kemi pranuar se inkubacioni (periudha kohore nga infeksioni dhe deri te shfaqja e simptomeve) është deri në 24 ditë. Në këtë kohë personi i cili është i infektuar mund të infektoj të tjeret edhe pse vetë nuk ka simptome dhe nuk e dinë se është i nfektuar. Disa persona me imunitet të fortë mund të kalojnë tërë infeksionin por të mos kenë simptome fare. Meshkujt janë 3 herë më të atakuar sesa femrat. Fëmijët janë gjithashtu shumë pak të prekuar nga infeksioni. Një person i infektuar infekton 2,5 persona dhe pastaj numri i të infektuarve shumohet me rrjetin e pafund.

Zëri: Dimë që zakonisht viruset largohen me rritjen e temperaturave. A do të thotë se me ngritjen e temperaturave do t’i vijë fundi koronavirusit?

Krasniqi: Edhe në këtë pyetje duhet të presim se si reagon Virusi Bioartificial në temperaturat e larta. Ne e dime qe ky virus ka një qëndrueshmëri më të madhe sesa viruset tjera dhe lagështia e forcon dhe i dhuron jetëgjatësi dhe mund të mbijetojë 5-6 ditë në natyrë dhe 14 ditë në tetrapaketime, por më gjatë se 15 ditë jashtë organizmit. Tanimë është e njohur se ky virus i preku edhe vendet me temperatura të larta, prandaj na mbetet të shpresojmë se në fillimin e temperaturave të larta të na braktis ky virus epidemik.