Kreditë, më të lira gjatë janarit. Bien normat mesatare të interesit, më me leverdi kredia për shtëpi, shtrenjtohet overdrafti

Kreditë, më të lira gjatë janarit. Bien normat mesatare të interesit, më me leverdi kredia për shtëpi, shtrenjtohet overdrafti

Nga “Scan Intelligence Unit”

Muaji janar ka sjellë një rënie në total të normave mesatare të interesit për hua për të gjitha segmentet, dhe për të gjitha afatet e maturimit, si krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, ashtu edhe krahasuar me janarin e vitit paraardhës. Kështu, sipas shifrave zyrytare nga Banka e Shqipërisë, normat mesatare të interesit për individët, sektorin privat jo financiar, si dhe OJF fiksohen në 5.95%, për të gjitha afatet e maturimit. Në dhjetor, kjo normë ishte në 6%, ndërkohë që në janar të vitit të kaluar fiksohej në 6.3%. Pavarësisht rënies, shifra është mbi mesataren e vitit të kaluar, kur kriza e shkaktuar nga pandemia, i çoi normat e interesit për hua në sektorin bankar pranë minimumit historik. Nga ana tjetër rënia vihet re vetëm në huatë e reja me afat maturimi deri në 6-muaj, ndërkohë që për huatë me maturim mbi këtë afaat, vihet re nëj rritje e lehtë.

Sa i përket individëve, normat e interesit për huatë e reja gjatë janarit në Lek regjistrohen në rritje, nga 6.37% muajin paraardhës, në 6.73%. Në euro ndërkohë, vihet re një rënie, nga 3.57% në 3.37%. Sa i përket segmenteve të kredisë për këtë kategori, vihet re se overdraftet janë shtrenjtuar gjatë janarit, por nga ana tjetër, janë bërë më të lira kreditë për blerje banesash, si në lek ashtu edhe në Euro. Në lek, normat e interesit për blerje banesash nga individët gjatë janarit fiksohen në 3.6%, nga rreth 3.7% që ishin në dhjetor të vitit paraardhës. Në euro ndërkohë, normat e interesit kanë rënë nga rreth 3%, në 2,8%, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia në lekë për blerje banesash rezulton të jetë më e shtrenjtë, ndërkohë që është më e lirë në Euro.

Sa i përket sektorit privat, normat mesatare të interesit për hua gjatë janarit regjistrohen në rënie të ndjeshme kahasuar me muajin paraardhës.

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.