Kreu i Athinës viziton nesër Prishtinën

Kreu i Athinës viziton nesër Prishtinën – Lajmet e fundit



Nesër kryetari i Athinës Kostas Bakoyannis do të vizitojë Prishtinën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Prishtinës.

Nga kjo komunë kanë njoftuar se nesër në orën 14:00 kreu i Prishtinës do të pres në takim të parin e Athinës.

“Nesër, 5 Maj në orën 14:00, kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media. Takimi mbahet në katin e parë, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim./Zëri