Krijimi i qeverisë së re, takohen Mustafa dhe Limaj

Krijimi i qeverisë së re, takohen Mustafa dhe Limaj – Lajmet e fundit



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot pasdite me Fatmir Limajn, liderin e Nismës Socialdemokrate.

“Insajderi” mëson se takimi pritet të mbahet rreth orës 15:00, ndërsa ende nuk dihet saktësisht nese Mustafa dhe Limaj do ta nënshkruajnë koalicionin politik për krijimin e qeverisë së re.

Megjithatë, sot gjatë paradites deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar se marrëveshjet e koalicionit mund të nënshkruhen sot dhe nesër.