Krimi e trafiqet, Konferencë e OSBE - Yuri Kim: Korrupsioni dhe trafikimi kërcënim. Soreca: BE, strategji për vendet jo anëtare

Krimi e trafiqet, Konferencë e OSBE – Yuri Kim: Korrupsioni dhe trafikimi kërcënim. Soreca: BE, strategji për vendet jo anëtare

Konferenca “Përpjekje të përbashkëta për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri” ka mbledhur të enjten selitë më të rëndësishme diplomatike në Tiranë, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme e organeve të tjera ligjzbatuese.  Në fjalën e saj, Ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se Administrata Biden e ka bërë të qartë që korrupsioni dhe trafikimi i qenieve njerëzore është kërcënim për botën, jo vetëm SHBA!

“Presidenti Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përbejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, në synojmë përgjegjës ose bashkëpunëtorë për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tua nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv” u shpreh Yuri Kim.

Si organizator i Konferencës, Kreu i delegacionit të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, se Shqipëria ka bërë përparim në luftën  kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që është  një plagë e madhe jo vetëm për vendin tonë.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit. Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë. Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet. OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave. Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave”, u shpreh Vincenzo Del Monaco.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, foli për një strategji të unionit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, strategji e cila sipas synon edhe bashkëpunimin e ngushtë me vendet jo anëtare si Shqipëria.

“Qasja e Bashkimit Europian është në përputhje me atë të OSBE dhe ne besojmë se do të arrijmë sukses vetëm nëse punojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin. Kjo është një strategji e cila tashmë po shtrihet në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ne e kërkojmë edhe nga vendet kandidate”, tha Soreca.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.