"Kripto-Mbretëresha" në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së

“Kripto-Mbretëresha” në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së

Ruja Ignatova, e njohur ndryshe edhe si kripto-mbretëresha e humbur, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

40 vjeçarja nga Bullgaria kërkohet për përfshirjen e saj në mashtrimin me kriptomonedha njohur si OneCoin.

Hetuesit federaë akuzojnë atë për skema mashtrimi duke marrë 4.2 miliardë dollarë nga viktimat. Që prej 2017-ës nuk dihet vendndodhja e saj kur zyrtarët Amerikanë firmosën urdhrin e ndalimit.

Në 2014-ën OneCoin filloi tu ofronte blerësve komisione nëse shisnin kriptomonedhën tek më shumë përdorues. Por agjentët e FBI-së thanë se OneCoin ishte e pavlerë dhe asnjëherë nuk mbështetej në teknologjinë e blockchain përdorur nga kriptomonedhat e tjera.

Esencialisht ishte një skemë ponzi që shitej si kriptomonedhë. FBI-ja ofron 100 mijë dollarë për këdo që jep informacion për arrestimin e Ignatova.

Ajo është gruaja e vetme në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së. /PCWorld Albanian