Kryebashkiaku Veliaj në ICT Awards, Tirana së shpejti me Parkun Teknologjik

Kryebashkiaku Veliaj në ICT Awards, Tirana së shpejti me Parkun Teknologjik

Kryetari i Bashkisë së Tiranë ishte prezent në Mbrëmjen Gala të evenimentit më të madh të teknologjisë në mbarë trevat Shqipfolëse, Albanian ICT Awards.

Gjatë fjalës së tij të rastit ai tha se “ICT Awards është shndërruar në një ikonë tashmë e qytetit të Tiranës” duke vlerësuar kontributin e dhënë ndër vite nga ky eveniment.

Nga skena e mbrëmjes gala ai tha se kishte bërë një premtim kur mori detyrën si kryetari i Bashkisë se brenda 10 viteve Tirana do të bëhej kryeqyteti dixhital i Ballkanit.

Ai shkoi më tutje duke dhënë një lajm të rëndësishëm. Parku i Ri në Kashar ku 50 hektarë do të shndërrohen në një park teknologjie për qytetin e Tiranës.

Mbrëmja Gala bashkoi profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendimmarrës dhe politikëbërës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Ai theksoi se me ICT Awards të gjithë gëzojmë frytet e një sfide të përbashkët./PCWorld Albanian