Kryeministri Hoti vizitoi fabrikën “MEKA”

Kryeministri Hoti vizitoi fabrikën “MEKA”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës që ka bërë të dielën në komunën e Dragashit ka vizituar edhe fabrikën për përpunimin e mishit “MEKA”, në Plavë të Dragashit.

Pronari
i kësaj fabrike Burim Piraj me anë të një postimi në Facebook, ka falënderuar
kryeministrin Hoti për vizitën

“E falënderoj shumë kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Abdullah Hoti për vizitën që i bëri sot kompanisë sonë me një staf shumë të gjerë! Falënderim i veçantë për Selim Kryeziu kryetar i degës së LDK-së në  Sharr që ka qenë organizator shumë i mirë!”, ka shkruar ai.